0Në Ukrainë u shpallën zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve parlamentare. Nga 450 vende në parlamentin e ri "Partia e Rajoneve" në pushtet do të marrë 185 vende, Partia opozitare "Batkivshina" ("Atdheu") - 101 vende, Partia "UDAR" ("Goditja") - 40, Partia Nacionaliste "Svoboda" ("Liria") - 37 dhe Partia Komuniste - 32 vende. Në Verhovnaja Rada u zgjodhën gjithashtu 43 kandidatë të pavaruar dhe 7 përfaqësues të partive të tjera. Fati i 5 mandateve të tjera do të vendoset në zgjedhjet në pesë qarqet zgjedhore njëmandatëshe. Parlamenti ukrainas i mandatit të shtatë duhet të fillojë punën e vet në muajin dhjetor.