Gjykata në Zelandën e Re ka vendosur të lirojë personin 76-vjeçar, i cili, sipas versionit të policisë, kishte ndërmed të spërkaste me pleh kali Princin e Britanisë Charles (Prince of Wales) dhe bashkëshorten e tij Camilla (Dukesha e Cornwall). Ai u arrestua të hënën në skelën e qytetit Auckland të Zelandës së Re. Një orë më vonë atje duhej të mbërrinin mysafirët e lartë.

0Sam Bracanov gëzon në vend reputacionin e një antimonarkisti radikal. Ai u bë i njohur në vitin 1994, kur gjatë vizitës së Princit Charles në Auckland iu afrua atij dhe e spërkati me freskues ajri "për të hequr erën e keqe mbretërore". Për këtë gjest atëhere atë e gjobiten paq. Ndërsa tani ai u lirua me kusht se nuk do t’i afrohet më kurrë Charles dhe Camilla më shumë se 500 m.