Presidenti i Turqisë Abdullah Gul deklaroi në një intervistë për botimin “The Financial Times”, se komplekset antiraket “Patriot” të NATO-s mund të përdoren kundër raketave siriane me mbushje kimike.

Abdullah Gul tha: "Nuk është sekret për askënd se Siria disponon armë kimike dhe se Damasku ka sistemet e vjetra ruse të mbartjes së tyre. Prandaj ekziston njëfarë mundësie e ndërmarrjes së një aksioni të çmendur. Ne dhe NATO-ja duhet të jemi të gatshëm për tu përballur me të".

0Më parë udhëheqësit e NATO-s shprehën gatishmërinë e plotë për të marrë çfarëdo lloj mase të nevojshme për mbrojtjen e Turqisë.