Këshilli i Bashkëpunimit të Shteteve Arabe të Gjirit Persik deklaroi mbi njohjen e opozitës siriane si forcëa së vetme legjitime që përfaqëson vendin.

Fjalë bëhet për "Koalicionin Kombëtar të forcave opozitare dhe revolucionit sirian", të krijuar në një takim në Katar, i cili ka inkorporuar në vetvete shumë grupe të vogla që janë duke luftuar aktualisht kundër regjimit të Bashar Al-Assadit.

0Këshilli, anëtarë të të cilit janë bërë Bahreini, Kuvajti, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Omani dhe Arabia Saudite, ka premtuar të arrijë me çdo kusht njohjen e legjitimitetit të bllokut opozitar sirian edhe nga vendet e tjera.