Shtëpia e Bardhë do të duhet të marrë në shqyrtim peticionin online mbi daljen e shteteve të Texas-it dhe Louisiana-s nga përbërja e Shteteve të Bashkuara. Në kuadër të programit "We The People" administrata presidenciale është angazhuar për t'iu përgjigjur çdo iniciative të komunitetit që do të mbledhë 25 mijë firma në 30 ditë. Të dyja peticionet separatiste e kanë plotësuar tashmë këtë standard. Në veçanti, kërkesa e shkëputjes së Teksasit nga data 9 nëntor ka mbledhur 60 mijë firma.

Autorët e peticioneve shfaqin pakënaqësinë e vet kundrejt politikave të qeverisë federale dhe kërkojnë që shteteve të tyre t’u jepet pavarësia në mënyrë paqësore.