Në Rusi propozohet që këmbësorët të obligohen me ligj për të mbajtur shirita (ang. stickers) reflektues në rrobat e tyre në errësirë.

0"Propozohet të zëvendësohet norma rekomanduese për të mbajtur shirita reflektues në veshjet e këmbësorëve në errësirë me një normë të detyrueshme", - njoftoi Përfaqësuesi i Drejtorisë së përgjithshme të sigurisë së qarkullimit rrugor të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rusisë Vladimir Kuzin. Supozohet se kjo masë do të zvogëlojë numrin e aksidenteve rrugore, në të cilat përfshihen këmbësorët gjatë periudhës së errët të ditë-natës.