Sot Rusia dhe Sllovenia miratuan vendimin përfundimtar pozitiv të investimeve për pjesën sllovene të gazsjellësit "Rryma Jugore" (ang. “South Stream”). Kostoja e segmentit slloven të gazsjellësit do të jetë 1 miliard euro, shtrirja e tij - 266 km.

0Vendimi pozitiv përfundimtar i investimeve për segmentin detar të gazsjellësit "South Stream" do të miratohet më 14 nëntor, ndërsa ndërtimi do të fillojë më 7 dhjetor të këtij viti, njoftoi Kreu i kompanisë ruse të gazit "Gazprom" Aleksei Miller.