Ministria e Mbrojtjes e Rusisë morri vendimin të rifillojë në vitin 2013 punimet për krijimin e lazerit militar të bazimit ajror, të aftë për të shkatërruar avionë, satelitë dhe raketa balistike. Puna mbi sistemin, që është pagëzuar me emrin "Sokol-Eshelon", u pezullua në vitin 2011 për shkak të mungesës së fondeve.

0Më parë SHBA-të janë marrë me krijimin e pajisjes lazer, e cila në shkurt të vitit 2010 mundi të godasë dy raketa balistike në fazën e startimit të fluturimit, por testimet pasuese të saj dështuan. Në vitin 2011 Pentagoni e pranoi këtë zhvillim si të pazbatueshëm në praktikë dhe tepër të kushtueshëm.