Autoritetet e qytetit të famshëm turistik meksikan Acapulco e shpallën veten të falimentuar dhe njoftuan se në fund të këtij viti borxhi komunal do të tejkalojë 160 milionë dollarët.

Autoritetet deklaruan se për të dalë nga kriza që pllakosi mbi qytetin e tyre, atyre u nevojitet ndihmë financiare nga autoritetet federale. Autoritetet aktuale të Acapulco-s fajësojnë për falimentimin dhe situatën e rënduar kriminale autoritetet e mëparshme të qytetit.