Koreja e Veriut zhvilloi testimet e motorëve për raketat me rreze të largët veprimi pas dështimit të lëshimit të raketës "Unha-3" në prill të këtij viti. Në konkluzione të tilla, duke u bazuar në imazhet satelitore, arritën specialistët e Universitetit Johns Hopkins në SHBA.

Analiza e fotografimeve tregon se në periudhën e treguar Koreja e Veriut ka kryer të paktën dy herë testime të motorëve të raketave, të cilët mund të përdoren për lëshimin e raketave me rreze të largët veprimi. Përveç kësaj, ekspertët arritën në përfundimin se në Sahe po ndërtohet një platformë e re startimi për raketa.

0Supozohet se në të ardhmen e afërt Koreja e Veriut mund ta rrisë edhe më tepër aktivitetin në drejtim të zhvillimit të programeve të veta respektivisht raketor dhe bërthamor.