0Ekspozita në Zhuhai është e fokusuar në Azinë Juglindore - ky është një treg mjaft premtues për prodhuesit më të mëdhenj botërorë të avionëve civilë dhe ushtarakë. Prandaj nuk të çudit aspak fakti se në “Airshow China 2012" mostrat e veta më të reja të teknikës së fluturimit i demonstrojnë plot 39 vende. Prodhuesit rusë paraqiten gjithashtu në këtë ekspozitë të madhe me një produkt të ri, vë në dukje eksperti Oleg Pantelejev:

- Për herë të parë në Kinë është prezantuar publikisht avioni “Sukhoi Superjet 100”. Dhe, duhet thënë, se këtë aeroplan të konstruktuar nga kompania ajrore "Jakutia" vizitorët e sallonit do të kenë mundësi ta shikojnë me sytë e vet (live). Aeroplanët e tjerë janë paraqitur në stendat ekspozuese në formën e modeleve dhe maketeve si dhe materialeve promocionale (reklamuese). Dihet tashmë fort mirë se Kina po tregon aktualisht një interes të madh, mjaft të gjallë ndaj helikopterëve rusë. Në veçanti, këtë vjeshtë është nënshkruar një kontratë shumë e madhe - për blerjen prej saj të më shumë se 50 helikopterëve të prodhimit rus. Dhe unë jam mëse i bindur se ajo nuk do të jetë e fundit.

Përveç kësaj, mund të përmenden jo pak shembuj të bashkëpunimit të suksesshëm tekniko-ushtarak. Për shembull, aeroplanët gjuajtës të zhvilluar sot në Kinë orientohen kryesisht në përdorimin e motorëve të prodhimit rus. Interes të veçantë ekspertët e huaj po shfaqin në ekspozitë ndaj avionit gjuajtës shumë-qëllimor “Su-35” (russ. “Су-35”) të gjeneratës "katër-plus-plus", tregon Zëdhënësi i “Rosoboronexport” Viaçesllav Davidenko:

- Ai është projektuar për dhënien e goditjeve mbi objektivat në tokë dhe në det në çdo kohë të ditës e natës dhe në kushte të ndryshme meteorologjike. Ka kërkesë të madhe për gjuajtësit frontalë “MiG-29M” (russ. «МиГ-29М»), për avionët multi-funksionalë gjuajtës “Su-30MK” (russ. «Су-30МК») dhe për aeroplanët mësimorë të trajnimit “Jak-130” (russ. «Як-130»). Shumë vëmendje i është kushtuar teknikës fluturuese premtuese. Ky është aeroplani cisternë për furnizimin me karburant të avionëve në ajër “Il-78” (russ. «Ил-78»), aeroplani shumë-qëllimor amfib “Вe-200” (russ. «Бе-200»), i cili e rekomandoi mjaft mirë veten si teknikë efektive dhe e fuqishme në luftën kundër zjarrit nga ajri. Teknika e helikopterëve është përfaqësuar prej helikopterit luftarak zbulues “Ka-52” (russ. «Ка-52»), nga helikopteri ushtarak i transportit “Mi-35” (russ. «Ми-35М»). Meqë ra fjala, ky është helikopteri i vetëm i aftë për zgjidhjen e detyrave të desantimit, të transportimit të ngarkesave dhe atyre sanitare.

0Sipas njoftimeve që vijnë nga Zhuhai, për blerjen e avionëve për pasagjerë të distancave të mesme të fluturimit "Sukhoi Superjet 100" po shfaqin interes të gjallë jo vetëm Kina, por edhe Laosi e Indonezia. Salloni Ndërkombëtar Aero-Kozmik “Airshow China 2012” do të vazhdojë punën e vet deri më 18 nëntor.