Kompania ruse "Sukhoi" ka ndërmend të prezantojë në vitin 2014 në ekspozitën e aviacionit në qytetin kinez Zhuhai gjuajtësin e ri “Su-35” (sipas kodifikimit të NATO-s - Flanker-E+). Për këtë deklaroi Presidenti i korporatës së ndërtimit të avionëve Mihaill Pogosjan. Sipas fjalëve të tij, në Kinë do të mbërrijë modeli origjinal, i cili do të marrë pjesë në programin veror.

0Gjuajtësi shumëfunksional “Su-35” është i aftë të marrë shpejtësinë deri në 2.5 mijë km/h dhe të realizojë fluturime në një distancë prej 3.4 mijë kilometrash gjatë rrezes luftarake prej 1.6 mijë kilometra. Avioni është i pajisur me një top të kalibrit 30 milimetërsh dhe me 12 vende për raketa dhe bomba të llojeve të ndryshme me masë deri në 8 ton. Forcat Ushtarake Ajrore të Rusisë do të fillojnë t'i marrin në shërbim avionët “Su-35” në vitin 2015.