Një numër ekspertësh japonezë, duke përfshirë ata të Komisionit Rregullator Bërthamor, janë të bindur se rifillimi i punës së shumicës së reaktorëve japonezë bie ndesh me parimin e masave paraprake, sepse ata janë të vendosur në relieve të thyera aktive gjeologjike.

Ekspertët janë të bindur se vendimi i qeverisë japoneze për të rifilluar vënien në veprim të reaktorëve 3 dhe 4 të elektrostacionit atomik "Oi" në prefekturën e Fukui është i papërgjegjshëm, pasi një nga relievet e thyera aktive gjeologjike shtrihet nën sistemin e hidroftohjes. Protesta ngjallin edhe planet për rifillimin e punës së centralit bërthamor më të madh në botë të energjisë "Kashiwazaki-Kariwa".

Mijëra njerëz dolën në rrugët e Tokios të dielën për të protestuar në lidhje me refuzimin e qeverisë për të nxjerrë mësime nga ngjarjet e marsit të kaluar.