Vizita e Ministres gjermane të Punës të hënën në Napoli provokoi përleshje serioze mes policisë dhe studentëve. Ursula von der Leyen mbërriti në Napoli për një takim me homologen e saj italiane Elsa Fornero. Rreth tre mijë të rinj me gurë dhe kokteje Molotov në dorë u përpoqën të hynin me forcë në ndërtesën e qendrës së kongreseve, ku po zhvilloheshin bisedimet. Policia si përfundim u detyrua të përdorë gazin lotsjellës.

Më shumë se një e treta e gjithë rinisë italiane nuk mund të gjejë dot punë. Shumë prej tyre fajësojnë për gjendjen e vështirë financiare, në të cilën gjendet vendi, Gjermaninë dhe autoritetet e BE-së, që insistojnë për marrjen e masave më të rrepta shtrënguese ekonomike.