Në rajonin italian të Toscana-s vazhdojnë përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës, të shkaktuara nga shirat e dendur që bien këtu nga e shtuna. Viktima të motit të keq u bënë katër persona. Autoritetet e provincës së Grosseto-s njoftojnë se atje një natë më parë, si pasojë e shembjes së një ure, humbën jetën tre vetë, ndërsa një burrë i moshuar nuk ia doli dot në kohë të dalë nga makina në momentin e ngritjes së shpejtë të nivelit të ujit nga shtrati i lumit.

Mijëra njerëz në qytetet e Albinia dhe Orbetello kanë mbetur pa energji elektrike. Rrugët dhe urat janë shkatërruar. Trenat nuk lëvizin. Guvernatori i Toscana-s ka kërkuar ndihmën e ushtrisë. Në rajonin e Umbria-s katastrofa natyrore shkaktoi gjithashtu dëme të konsiderueshme. Ndërsa në rajonin e Lazio-s, veçanërisht në veri të periferisë së Romës, banorët po përgatiten për daljen nga shtrati të lumit Tevere.