Të martën ushtarakët iranianë testuan me sukses sistemin e ri të mbrojtjes kundërajrore, i cili është ndërtuar në bazë të sistemit të raketave të SHBA-së "Hawk", informon televizioni iranian.

Testet u kryen gjatë stërvitjeve në shkallë të gjerë të trupave të mbrojtjes kundërajrore "Mbrojtja e qiellit të atdheut 4", në të cilat u përfshinë aviacioni si dhe disa mijëra ushtarakë e luftëtarë të forcave vullnetare (paramilitare).