Ministrat e financave të vendeve të zonës së euros morrën vendimin për t'i dhënë Greqisë edhe dy vite shtesë për zhvillimin e reformave ekonomike të planifikuara në vend.

Në këtë mënyrë Athina do të duhet të reformojë ekonominë e vet jo deri në vitin 2014, por deri në vitin 2016. Megjithatë grupi evropian nuk mundi të bjerë dot dakord për dhënien e këstit të radhës së kredisë Greqisë. Diskutimi rreth kësaj çështje u shty për në 20 nëntor.

0Kryeministri i Greqisë Antonis Samaras deklaroi se fondet e akorduara më parë për vendin e tij po mbarojnë dhe se pas disa ditësh Athina mund të mbetet fare pa para.