Marinari britanik i nëndetëses së Forcave Ushtarake Detare, i cili akuzohet për publikim të sekreteve shtetërore dhe përpjekjen për t’i transferuar të dhëna sekrete në lidhje me pajisjet teknike të nëndetëses bërthamore një shteti tjetër, pranoi fajësinë e tij.

Nënoficeri i Marinës Mbretërore, 30-vjeçari Edward Deven, u arrestua në mars të këtij viti. Ai pranoi se kontaktonte me disa persona, të cilët i konsideronte agjentë të shërbimeve sekrete ruse. Rolin e agjentëve rusë e bënë punonjësit e kundërzbulimit britanik. Nënoficeri i Marinës ra viktimë e lojës operative të shërbimit sekret të shtetit të tij.