Predikuesi radikal islamik Abu Qatada u lirua me kusht.

Kohë më parë Komisioni Special për çështjet e apelit lidhur me emigracionin në Londër vendosi që Abu Qatada nuk do të deportohet në Jordani, sepse atje ai nuk mund të presë një gjykim të drejtë. Në Jordani, Abu Qatada, i cili është konsideruar si dora e djathtë e Osama bin Ladenit, është dënuar me burgim të përjetshëm në mungesë në lidhje me organizimin e një serie sulmesh terroriste.

Predikuesi u lirua me kusht në bazë të respektimit të kushteve të rrepta: ai mund të largohet nga shtëpia vetëm nga ora 8:00-16:00 dhe përveç kësaj është i detyruar të mbajë në dorë një byzylyk elektronik. Mbikëqyrja e islamistit do t’i kushtojë taksapaguesve britanikë 8 milionë $ në vit.