Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Catherine Ashton, përshëndeti të martën "Koalicionin Kombëtar të forcave opozitare dhe revolucionit sirian", duke njohur legjitimitetin e tij.

0"Unë pres me padurim që koalicioni i ri të jetë plotësisht funksional, gjithëpërfshirës dhe të respektojë të drejtat e njeriut e parimet demokratike", - thuhet në deklaratën e Catherine Ashton. Ajo ripohoi gjithashtu angazhimin e BE-së për mbështetjen e tranzicionit politik të Sirisë në demokraci.