Presidenti i Rusisë Vladimir Putin planifikon të marrë pjesë në dhjetor në samitin BE-Rusi, njoftoi sekretari për shtyp i Presidentit.

0Më parë botimi rus "Nezavisimaja gazeta" njoftoi, me referim te një burim i lartë i paidentifikuar në BE, se Vladimir Putin gjoja nuk planifikon ndonjë udhëtim në Bruksel. Burimi tha se pjesëmarrësve të samitit të ardhshëm "u janë grumbulluar shumë pyetje të pakëndshme" ndaj Presidentit të Rusisë. Bëhet fjalë për çështjen Magnitskij, zgjedhjet presidenciale të mbajtura në Rusi si dhe për përndjekjen e opozitarëve.