Sulmuesi i "Barcelonës" Lionel Messi në ndeshjen e kampionatit kombëtar të futbollit të Spanjës me skuadrën e "Mallorca" theu rekordin e brazilianit të famshëm Pele, duke shënuar golin e tij të 76-të në vitin 2012.

Pele legjendar shënoi gjatë vitit 1959 në ndeshjet zyrtare 75 gola. Deri para takimit me ekipin e "Mallorca" Messi pat shënuar 74 gola, por gjatë kësaj ndeshjeje ai arriti të trondisë portën e kundërshtarit edhe me dy gola të tjerë.

0Argjentinasi Lionel Messi është vlerësuar si lojtari më i mirë i planetit në vitet 2009, 2010 dhe 2011.