Opozitarët sirianë, të cilët u mblodhën për bisedime në Katar dhe vendosën të formojnë një koalicion, zgjodhën si lider të vetin klerikun islamik Moaz al-Khatib.

0Deri kohët e fundit ai ka qenë imam i një xhamie suniite në Damask. Bindjet e tij fetare i vlerësojnë si të moderuara. Khatib, i cili tani është 52 vjeç, u largua nga Damasku në korrik, pasi iu nënshtrua disa herë arrestimit nga ana e autoriteteve. Moaz al-Khatib favorizon zgjidhjen politike të konfliktit dhe bën thirrje për fillimin sa më të shpejtë të negociatave me Bashar Al-Assad.