"Ushtria e Lirë Siriane", e cila bashkon në radhët e veta shumicën e kryengritësve që luftojnë kundër regjimit të Bashar Al-Assadit, ka lëshuar një deklaratë në të cilën akuzon Izraelin për dhënien e ndihmës regjimit të Al-Assadit dhe paralajmëron shtetin hebre të përmbahet nga ndërhyrja në konfliktin e brendshëm në Siri.

"Izraeli ka ndihmuar forcat e regjimit të Presidentit Assad, duke qëlluar me raketa trupat e “Ushtrisë së Lirë Siriane”. Çdo tension që Izraeli krijon artificialisht në Lartësitë e pushtuara të Golanit do të konsiderohet nga ne si ndihmë që i jepet prej tij regjimit të Al-Assadit", thuhet në deklaratën e bërë publike të ushtrisë së kryengritësve.

Të dielën Izraeli dha goditje paralajmëruese në drejtim të Sirisë, pas asaj kur disa predha siriane shpërthyen në territorin izraelit.