Britania e Madhe, ka shumë mundësi, të ndërmarrë një ndërhyrje të kufizuar në Siri. Këtë mendim shprehu sot Përfaqësuesi i Këshillit Kombëtar të Sirisë (KKS) Mahmoud al-Hamza për Agjencinë ruse të lajmeve “ITAR-TASS”.

0"Gjithçka po shkon drejt kësaj", - tha ai, duke iu përgjigjur pyetjes përkatëse. "Por ne nuk kemi ende të dhëna të sakta", - shtoi Mahmoud al-Hamza. Pyetjes nëse ka apo jo Perëndimi ndonjë plan të veçantë për intervencion në Siri, Përfaqësuesi i KKS iu përgjigj se nuk di asgjë në lidhje me këtë.