0Java e filmit shqiptar në Moskë kishte edhe një karakteristikë të veçantë. Ajo u shoqërua me hapjen e një ekspozite mjaft interesante fotografie nga Shqipëria - “Shqipëria Turistike” - produkt i fotografit të njohur shqiptar Roland Tasho, e cila u mbështet nga Agjencia Kombëtare e Turizmit në Shqipëri. Kjo ekspozitë u hap në hollin e kinemasë “Rolan”, aty ku po shfaqen filmat shqiptarë, dhe do të qëndrojë e hapur për vizitorët rusë deri në fund të javës.