Dukja e mundshme e anijeve amerikane, të pajisura me sistemin e mbrojtjes antiraket “Aegis” në brigjet ruse, do të shkaktojë në Moskë një reagim tejet të ashpër. Për këtë deklaroi Zëvendëskryeministri i Rusisë Dimitri Rogozin.

Sipas fjalëve të tij, mbrojtja amerikane antiraket luan një rol destabilizues në marrëdhëniet midis Rusisë dhe NATO-s si dhe provokon garën e armatimeve.

0Sistemi amerikan i anijeve "Aegis" mundëson monitorimin dhe goditjen e njëkohshme të objektivave në tokë, në ujë, nën ujë dhe në ajër. Rusia mendon se sistemi i mbrojtjes antiraket i SHBA-së kërcënon interesat e saj dhe cënon ekuilibrin strategjik të forcave në botë.