0Presidenti e pranoi këtë dorëheqje. Por kjo nuk do të thotë aspak se "çështja Petraeus” përfundon me kaq. Ajo është vetëm në fillimin e shjellimit të saj dhe e mbarsur me ëndërralla e “dhimbje koke” suplementare për Obama-n.

Ai edhe pa këtë ka kaq e kaq probleme mbi supet e veta. Tani shkalla e acarimit të "migrenës presidenciale" do të varet nga hetimi i Kongresit.

Të martën, më 13 nëntor, përfaqësuesit e administratës i kanë thirrur tashmë për dhënie llogarie në Kongres, me qëllim që të dëgjojnë shpjegimet në lidhje me rrethanat dhe kronologjinë e rastit (çështjes). Sepse si fort e dyshimtë duket gjithçka në të. Kongresi dëshiron të mësojë se mos e ka frenuar, zvarrisur vallë qëllimisht administrata bërjen publike të dorëheqjes deri në përfundim të zgjedhjeve presidenciale të 6 nëntorit. Gjithkush e kupton për mrekulli se nëqoftëse skandali do të kishte shpërthyer para votimit, atëhere me siguri të plotë Obama nuk do të kishte parë më me sy kolltukun e kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Por duhet vënë në dukje menjëherë se skandali me Petraeus nuk ka gjasa ta dëmtojë seriozisht reputacionin e vetë CIA-s. Krerët e bordit dhe udhëheqësit e lartë të menaxhimit të dikasterit në fjalë kanë qenë gjithmonë të implikuar në gjithfarë intrigash. Madje më shumë se një herë. Por ato i kanë mbuluar përherë me shumë mjeshtëri e në mënyrë të suksesshme. Përveç të tjerash, CIA është një dikaster mëse i vetëmjaftueshëm dhe profesional. Kurse Barack Obama është krejtësisht punë tjetër. Ai rezulton Presidenti i pari, gjatë drejtimit të të cilit jep dorëheqjen me kaq bujë Shefi i dikasterit të zbulimit.

Sigurisht që puna nuk ka përfunduar këtu pa vënien në funksionim të frenave administrative, shprehet me bindje të plotë Drejtori i Institutit rus të Planifikimit Strategjik dhe Parashikimit Aleksandër Gusjev:

- Natyrisht, publiciteti i kësaj situate gjatë periudhës së fushatës zgjedhore do të kishte luajtur një rol tejet negativ për pozitën e Barack Obama-s. Deri në një farë mase, ajo do të kishte ndikuar ndoshta edhe në rezultatin e zgjedhjeve. Amerikanët janë shumë të përkushtuar ndaj lidhjeve familjare. Dhe fshehja e këtij informacioni, sipas shumë gjasave, u diktua nga situata e përgjithshme politike në vend.

0Si me çdo skandal, që ka të bëjë me Presidentin amerikan, edhe në atë aktual pyetja kryesore është e thjeshtë: a ishte vallë në dijeni të tij Presidenti dhe kur pikërisht e mori vesh ai atë? Nëse Shtëpia e Bardhë e ka frenuar me të vërtetë rastin e David Petraeus, atëherë ajo ngjason shumë me fshehjen e së vërtetës nga Kongresi. Kurse gjëra të tilla në SHBA janë të mbarsura madje dhe me pasojën e fajësimit (impiçmentit) të presidentit.