Në Poloni u zhvarrosën trupat e dy viktimave të tjera të aksidentit ajror pranë Smolenskut, si rezultat i të cilit gjetën vdekjen 96 persona, përfshirë edhe Presidentin Lech Kaczynski. Zhvarrimi u krye për shkak të dyshimeve se trupat e viktimave mund të jenë ngatërruar para varrimit.

"Përkundër faktit se familjet polake në Moskë i identifikuan saktë të afërmit e tyre, analizat e materialeve treguan se në Institutin e ekspertizës ligjore të Moskës përfaqësuesit e palës ruse gabuan në identifikimin e eshtrave", - njoftoi prokurori.

0Më herët, autoritetet e Polonisë kanë kryer dy herë zhvarrimin dhe verifikimin e identitetit të katër viktimave, trupat e të cilëve, siç u bë e qartë, ishin varrosur në varre të huaja.