Në Libi para gjyqit në Bagdad ka dalë Baghdadi Mahmudi - Kryeministri i fundit i qeverisë së diktatorit të rrëzuar Muammar Gaddafi.

Në shtator të vitit të kaluar ish-Kryeministri u arratis në Tunizi, por u ekstradua prej andej në Libi në muajin qershor, pavarësisht paralajmërimeve të shumta të grupeve të mbrojtësve të të drejtave të njeriut se në atdhe, atë, ka shumë gjasa, që ta ekzekutojnë.

0Disa kohë më parë, Baghdadi Mahmudi arriti t’u drejtohet gazetarëve që vizituan burgun, ku ai mbahet i ngujuar aktualisht, dhe u deklaroi atyre mbi pafajësinë e tij dhe gatishmërinë e vet për të dalë para çdo gjyqi të hapur dhe të ndershëm.