Raporti, i përgatitur nga treshja e huadhënësve ndërkombëtarë për Greqinë, përmban vlerësime pozitive, deklaroi Jean-Claude Juncker, Kreu i grupit që përbëhet nga ministrat e financave të vendeve të zonës së euros.

Aktualisht Greqia pret kredinë e radhës. Bëhet fjalë për këstin prej 31.5 miliardë euro, pa të cilin Greqisë i kërcënohet default-i.

Raporti, të cilin ministrat e morrën natën në të gdhirë të së dielës, sipas fjalëve të Jean-Claude Juncker, është pozitiv në thelbin e tij, sepse grekët realisht po përmbushin detyrimet e veta. "Tani është radha jonë të përmbushim detyrimet tona", - shtoi Jean-Claude Juncker.

0Më parë parlamenti grek miratoi buxhetin për vitin 2013, i cili parashikon reduktime të reja të shpenzimeve shtetërore.