Gazetari i të përjavshmes gjermane “Focus” demaskoi për pasiguri të plotë sistemin e sigurisë së aeroportit Tegel të Berlinit. Ai gjeti mënyrën për të depërtuar në aeroport duke anashkaluar pa kurrfarë pengese të gjitha kontrollet dhe verifikimet, duke përdorur për këtë tunelet nëntokësorë, në të cilët janë shtrirë kabllot dhe vendosur sistemet inxhinierike. Ai mundi të kalojë lehtësisht pa u vënë re deri në pistat e fluturimeve të aeroportit. Në këtë mënyrë rezultoi se nuk përbën asnjë vështirësi dëmtimi i sistemeve teknike të aeroportit apo çlirimi i ndonjë gazi helmues në ndërtesë, shkruan “Focus”.

0Aktualisht aeroporti Tegel është i katërti për nga madhësia në Gjermani. Ai pret rreth 18 milionë njerëz në vit. Nga aeroporti Tegel fluturojnë gjithashtu edhe aeroplanët e anëtarëve të qeverisë.