Franca në bashkëpunim me Britaninë e Madhe filloi testimet e avionit taktik pa pilot “Watchkeeper 450”.

Marrëveshja mbi shfrytëzimin e përbashkët të avionit pa pilot nga Franca dhe Britania e Madhe u arrit në vitin 2010. Siç pritet, përdorimi operacional i “Watchkeeper” nga Franca do të fillojë në vitin 2013 në bazën ajrore “Istres”.

“Watchkeeper 450” u krijua nga kompania izraelite “Elbit Systems” në bazë të “Hermes 450”. “Watchkeeper” dallohet prej prototipit të tij, në veçanti, nga shasia e re dhe prania e sistemit antifrizë në krahë.

0Në vitin 2005 Britania e Madhe nënshkroi një marrëveshje për furnizimin me 54 “Watchkeeper” me vlerën totale prej 800 milionë £. Fluturimit i parë i avionëve pa pilot në Britaninë e Madhe u mbajt më 14 prill të vitit 2010.