Siç njoftoi sot gazeta britanike "Sun", javën që sapo kaloi Kulla e Londrës, ku ruhen simbolet e pushtetit mbretëror të Britanisë së Madhe, duke përfshirë edhe kurorën, iu nënshtrua sulmit të grabitësve.

Keqbërësit u ngjitën nëpërmjet portës së kalasë dhe vodhën të gjitha çelësat e kështjellës, njofton botimi. Beefeaters - rojet e Kulës - i panë hajdutët por nuk lëvizin nga vendet e veta, sepse atyre u ndalohet nga tradita shekullore të largohen nga zonat e caktuara. Mbërritja e patrullës së policisë shkaktoi arratisjen e hajdutëve, të cilët po përpiqeshin të hapnin tashmë dyert e depozitave ku ruhen simbolet e monarkisë.

0Udhëheqja e Kullës së Londrës po ndërron urgjentisht të gjitha bravat e dyerve. Siç deklaruan autoritetet, nuk ka asnjë kërcënim për kurorën dhe simbolet e tjera të pushtetit monarkik, që ruhen në thesarin mbretëror.