Belgjika pezulloi bashkëpunimin ushtarak me Ruandën. Sipas fjalëve të Ministrit të Punëve të Jashtme të Belgjikës Didier Rijnders, një vendim i tillë u morr pasi OKB-ja akuzoi Ruandën për mbështetjen e rebelëve në lindje të Republikës Demokratike të Kongos. Siç pritet, më 19 nëntor të vitit 2012 Këshilli i Ministrave i Punëve të Jashtme të BE-së do të shqyrtojë çështjen e aplikimit të një spektri më të gjerë sanksionesh kundër Ruandës.

0Në vitin 2004 Belgjika dhe Ruanda ranë dakord për zhvillimin e bashkëpunimit tekniko-ushtarak. Deri tani ai është zhvilluar me përgatitjen e ushtarëve të Ruandës në Belgjikë si dhe me ofrimin e ndihmës financiare dhe asaj mjekësore këtij vendi.