Vepra e artit e piktorit të famshëm spanjoll Pablo Picasso "Still Life with Tulips" ("Natyrë e qetë me tulipanë") u shit për 41.5 milionë dollarë. Ankandi i Shtëpisë “Sotheby’s” u mbajt ditën e enjte në Nju Jork. Piktura e shitur në ankand i përket vitit 1932 dhe pasqyron të dashurën e mjeshtrit Marie-Therese Walter. Në ankand u ekspozuan gjithsej nëntë vepra të piktorit spanjoll.

Ekspertët e quajnë Pablo Picasso një nga piktorët “më të shtrenjtë” në botë. Kështu, piktura e tij "E zhveshura në sfondin e bustit dhe gjetheve të gjelbra" në vitin 2010 u shit për më shumë se 106 milionë dollarë, duke u bërë vepra e artit më e shtrenjtë për atë kohë.