Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë, Gjenerali i ushtrisë Nikollai Makarov, paraqiti kërkesën për dorëheqje. Ministri i Mbrojtjes i Rusisë Sergei Shojgu e nënshkroi raportin, megjithatë Nikollai Makarov mund të largohet nga posti i vet vetëm pasi atë ta miratojë Presidenti i Rusisë dhe Kryekomandanti Suprem Vladimir Putin.

Pas shkarkimit të Nikollai Makarov, shkaqet e të cilit nuk janë specifikuar, do të emërohet shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë dhe zëvendësministri i Mbrojtjes.