Në Zvicër u nxorr në shitje në ankandin "Christie’s" një prej diamanteve më të famshëm në botë - "Archduke Joseph". Ai i përkiste përfaqësuesve të dinastisë së Habsburgëve të Austrisë.

Guri i çmuar me masë 76 karat është nxjerrë në Indi. Ai i përket kategorisë D, që domethënë se është i përsosur edhe nga forma, edhe nga transparenca. Xhevahiri u shit për herë të fundit gati 20 vjet më parë. Që atëherë çmimi i tij është rritur në mënyrë të konsiderueshme. Siç pritet, kostoja përfundimtare e gurit do të jetë më shumë se 20 milionë dollarë.