Aviacioni i Forcave Ushtarake Ajrore të Turqisë, në kuadër të një operacioni special, eleminoi në provincën turke Hakkari një grup militantësh të Partisë Punëtorë të Kurdistanit të përbërë prej 13 personash, njoftuan ditën e premte autoritetet turke.

Sulmet e militante në jug të Turqisë, veçanërisht në provincën Hakkari, ishin më të shpeshtat që nga periudha e verës. Ankaraja e lidh rritjen e dhunës në rajon me luftën civile në Sirinë fqinje.

Në konfliktin midis Turqisë dhe Partisë Punëtore të Kurdistanit, i cili filloi në vitin 1984, janë vrarë gjithsej 40 mijë njerëz.