Një truproje i Kryeministrit suedez Fredrik Reinfeldt u vra ditën e premte, duke marrë një plagë me armë zjarri në rezidencën e Kryetarit të qeverisë, shkruan gazeta vendore “Local”.

Vetë Frederik Reinfeldt aktualisht ndodhet me një vizitë jashtë vendit. Anëtarët e familjes së tij gjithashtu nuk u lënduan, vë në dukje gazeta.

Në rezidencën “Sagerska Palatset” në qendër të Stokholmit u mblodhën njësitë e policisë së forcave speciale.