Presidenti i Sudanit Omar al-Bashir e quajti Izraelin "armikun №1". Në një intervistë, ai ia hodhi Tel Avivit fajin për shpërthimin e muajit të kaluar në ndërmarrjen e mbrojtjes "Yarmuk" në Sudan.

Sipas verisonit të Omar al-Bashir, katër avinë izraelitë pa pilot realizuan bombardimin e fabrikës, si rezultat i të cilit u vranë dy persona. Më parë, shteti hebre akuzoi Khartoum-in për furnizimin e armëve në Rripin e Gazës.