Një makinë e minuar shpërtheu të enjten në periferi të Damaskut, në afërsi të xhamisë shiite. Si pasojë e këtij sulmi terrorist u vranë tre persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë. Forcat e sigurisë arritën të parandalojnë shpërthimin e dy bombave të vendosura në anë të rrugës në të njëjtën zonë.

0Në Aleppo, demonstruesit e mbledhur në Sheshin Marja, kërkuan tërheqjen e formacioneve të armatosura të opozitës dhe iu lutën ushtrisë siriane për t’u ardhur në ndihmë atyre. Në përgjigje të kësaj militantët hapën zjarr mbi pjesëmarrësit e protestës në rrugë. Ka të vrarë dhe të plagosur. Informacion të saktë në lidhje me viktimat ende nuk ka.