Rebelët sirianë marrin mbështetje të paprecedentë nga ana e vendeve të treta. Për këtë deklaroi në një intervistë për kanalin televiziv “Russia Today” Presidenti i Sirisë Bashar Al-Assad.

Sipas fjalëve të tij, mbështetja e terroristëve në sferat politike dhe financiare, furnizimi i tyre me armë janë thjesht të pashembullta për nga shkalla e tyre. Rebelët bashkëveprojnë në mënyrë aktive me shërbimet sekrete të vendeve perëndimore dhe atyre arabe. Bashar Al-Assad theksoi se nëse terroristët në Siri nuk do të kishin ndihmë nga jashtë, forcat qeveritare do t’i kishin larë hesapet me ta brenda disa javëve.