Trupat e Ushtrisë së Lirë Siriane të opozitës pushtuan qytetin Ras Al Ain, që ndodhet në provincën Haseke, e cila shtrihet fare afër kufirit me Turqinë, shkruan të premten gazeta “The Jerusalem Post”. Si rezultat i këtij sulmi mbi zonën e banuar u vranë të paktën dhjetë persona. Sipas fjalëve të rebelëve, ky qytet ka për ta vlerë strategjike.

"Zaptimi i këtij qyteti është shumë i rëndësishëm, sepse ai lejon hapjen e një rruge tjetër me Turqinë, nga ku ne mund të marrim furnizime. Ne gjithashtu mund të dërgojmë atje të plagosurit tanë", - thotë një nga komandantët e rebelëve, Khaled Ibn al-Walid.