Agjencia Hapësinore Evropiane (European Space Agency, ESA) dhe NASA përfunduan testimin e suksesshëm të transferimit të të dhënave nga Stacioni Kozmik Ndërkombëtar (SKN) në Tokë me ndihmën e një protokoll të ri që do të përdoret gjatë ekspeditës në kozmosin e largët, njoftoi të premten shërbimi për shtyp i ESA.

Arkitektura e protokollit DTN (Distruption Tolerant Networking) mundëson procedurën e standardizuar për shkëmbimin e të dhënave, të ngjashme me Internetin "tokësor". Ndryshe nga protokolli i Internetit TCP / IP, i cili nënkupton një lidhje të përhershme, protokolli i DTN është llogaritur për shkëputjet e lidhjes, gabimet dhe vonesën e sinjalit.