Presidenti amerikan Barack Obama të premten, më 9 nëntor, do t’i drejtohet me mesazhin e tij të parë, pas rizgjedhjes në postin e kryetarit të shtetit, qytetarëve të vendit, temë kryesore e të cilin do të jetë situata ekonomike në vend. Kjo u njoftua nga zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë.

0Fjalimi i Obama-s do të fokusohet në "masat e nevojshme për të ruajtur rritjen ekonomike dhe reduktimin e borxhit". Detaje të tjera të fjalimit të pritshëm të Presidentit të SHBA-së tani për tani nuk zbardhen për opinionin publik.