SHBA-ja miratoi të enjten një paketë të madhe të re sanksionesh të njëanshme kundër Iranit. Në total, nga veprimi i këtyre masave ndëshkuese u përfshinë 17 persona fizikë dhe juridikë. Për ta vendoset ndalimi për të hyrë në territorin e SHBA-së, kurse aktivet (pasuritë) e tyre, në qoftë se ato bien në duart e autoriteteve amerikane, do t’i nënshtrohen "ngrirjes".

0Sipas konfirmimit të Uashingtonit, personat fizikë dhe juridikë të regjistruar në "listën e zezë" janë të përfshirë në përdorimin e censurës ndaj bashkëqytetarëve dhe kryerjen e "aktiviteteve të tjera", të cilat shkelin "lirinë e fjalës dhe të tubimit" si dhe "kufizojnë qasjen në radio, televizion, në mediat e shkruara, duke përfshirë edhe prishjen me zhurmues të sinjaleve satelitore nga jashtë që vijnë në Iran".