Rusia deri me tani ka utilizuar 27.8 mijë ton të lëndëve helmuese, të cilat përbëjnë rreth 70% të të gjitha rezervave të armëve kimike në vend, njoftoi sot Kryetari i Komisionit shtetëror për çarmatimin kimik, i dërguari i Presidentit në Qarkun Federal Privollzhsk Mihail Babiç.

Sipas marrëveshjeve të mëparshme, të gjitha armët kimike në botë planifikohet të utilizohen deri në vitin 2012, por për shkak të faktit se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk arrijnë dot ta bëjnë këtë në kohë, data u shty për më 31 dhjetor të vitit 2015. Në Rusi sot janë vënë në shfrytëzim dhe po punojnë në regjim normal gjashtë objekte të utilizimit të armëve kimike.