Në qytetin Lusk të Polonisë u zhvillua ceremonia e prezantimit të njësisë së parë të përhershme vepruese të trupave ushtarake të SHBA. Ajo do të trajnojë ushtarët polakë për pilotimin dhe mirëmbajtjen e avionëve “F-16” dhe “C-130 Herkules".

Sipas marrëveshjes polako-amerikane, në territorin e Polonisë rregullisht do të ndodhen 10 persona - pilotë dhe personeli i mirëmbajtjes. Çdo tre muaj në vend do të vijnë 200 ushtarë amerikane për zhvillimin e stërvitjeve të përbashkëta. Për herë të parë ushtarakët amerikanë do të ndodhen në Poloni në një bazë të përhershme. Më parë, ushtarakët amerikanë vinin në vend vetëm për një kohë të shkurtër.