Menjëherë 11 mijë qytetarë sirianë braktisën atdheun e tyre gjatë 24 orëve të fundit. "Ky është numri më i madh i refugjatëve që kemi regjistruar deri më tani", - vuri në dukje Koordinatori rajonal për çëshjten e refugjatëve sirianë nga Komisioni i Lartë i OKB-së për Refugjatët Panos Moumtzis.

Shumica e refugjatëve sirianë kanë gjetur strehim në Turqi (9 mijë persona). Edhe nga një mijë refugjatë nga Siria u pranuan në Jordani dhe Liban. Përfaqësuesi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara nuk mundi të shpjegojë se çfarë e shkaktoi këtë rritje të menjëhershme të numrit të refugjatëve, por theksoi se flukse të tilla të refugjatëve ka pasur edhe më parë.